MINISTRIA E SHËNDETËSISË U BËN THIRRJE QYTETARËVE TË VERIFIKOJNË TË DHËNAT TE MJEKU I PËRGJEDHUR

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë vizitës te mjeku i tyre familjar të kontrollojnë saktësinë e të dhënave personale dhe të kontaktit, veçanërisht numrin e telefonit.

Ministria ka nisur një fushatë për verifikimin dhe përditësimin e të dhënave të pacientëve të regjistruar në sistemin shëndetësor, me qëllim përmirësimin e komunikimit mes mjekëve dhe qytetarëve.

Sipas Ministrisë, të dhënat e sakta janë të rëndësishme që qytetarët të njoftohen me kohë për kontrollet parandaluese dhe programet kombëtare të skriningut.

Përditësimi i numrit të telefonit do të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes në kontrolle, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë numrin e telefonit te mjeku familjar dhe të sigurohen se ai është i saktë dhe aktiv, pasi një telefonatë mund të jetë e rëndësishme për shëndetin e tyre.

SHARE