Foto: Ilustrim
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve në Mal të Zi gjatë tetorit ishin 5.9 për qind më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në raport me shtatorin u rritën për 0.5 për qind, bëri të ditur MONSTAT.
Rritjen më të madhe mujore e shënuan veshmbathjet dhe këpucët me 3.9 për qind, ndërsa shtrenjtim pati edhe te transporti, produktet për amvisëri dhe ushqimet.
Nga ana tjetër, çmimet në restorante dhe akomodim ranë për 3.6 për qind.
Në periudhën janar-tetor, inflacioni mesatar ishte 3.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.










