Nju Jork dhe Nju Xhersi prej disa ditësh janë përfshirë nga flakët.
Për pasojë një 18 vjeçar ka humbur jetën. I riu doli vullnetar pranë shërbimit zjarrfikës, por fatkeqësisht u godit nga një pemë dhe ndërroi jetë.
Siç raporton Guardian, shërbimet zjarrfikëse thuhet se kanë mungesë të personelit, me shumicën e ekipeve të përbëra kryesisht nga vullnetarë. Në zonën e Jennings Creek janë djegur më shumë se 12 mijë hektarë tokë.
Ndërkohë, shumë shtëpi dhe ndërtesa në të dy shtetet ishin në rrezik nga zjarri. Për momentin nuk është dhënë asnjë urdhër evakuimi.
Tymi ka arritur deri në Nju Jork, ku era e djegies ndihej edhe në Filadelfia.