NË DEÇIQ, NË VEND TË EMRIT TË TITOS, VËNDOSET FLAMURI SHQIPTAR

Ditë më parë rinia e Partisë Demokratike të Socialistëve nga Tuzi, ringjyrosen emrin e Titos, në maje të Deçiqit, kurse ditën e nesërme, persona deri sot të pa identifikuar, i zhvendosen gurët dhe prishen emrin e tij dhe në mënyrë simbolike aty vendosen një flamur shqiptar.

Lidhur me këtë medie të shumta kanë informuar duke potencuar faktin se në vend të Titos u vendos flamuri shqiptar. Lidhur me këtë pati edhe disa reagime të subjekteve politike që veprojnë në Malësi.

Ivan Ivanaj nga Lidhja Demokratike Shqiptare, për gazetën “Dan”, theksoi se ringjyrosja e këtij emrit në Malësi paraqet akt të turpshëm dhe potencoi se kush do e ka heq, ka bërë mirë, pasiqë sipas tij Tito, nuk lidhet me asgjë të mirë në Malësi.

“Ne nuk na çudit fakti se pasardhësit e adhurueseve të ideologjisë së tij dëshirojnë ta kthejnë Titon, midis nesh por na çudit shteti që nuk reagoi në këso provokimesh direkte. Tito ka masakruar shqiptarët në Tivarë dhe ka vrarë dhjetëra malësorë të tjerë prandaj turpi mbi ata që duan ta ngjallin”, deklaroi Ivanaj.

Ndërsa kryetari i Ash-së, Nik Gjeloshaj ,në faqen e vet në Fb, e vlerëson si provokim të PDS-së dhe si veprim shumë të ultë të të rinjve të kësaj parti. Gjeloshaj u sugjeron të rinjve të PDS-së, se kanë me çka të merren më parë se të bëjnë veprime që krijojnë përçarje. Gjeloshaj apelon tek të rinjtë që mos tē bien pre e këtyre veprimeve pasi që siç thot “këto figura nuk na interesojnë fare”.

Të rinjtë e PDS-së, duke reaguar lidhur me prishjen e punës së tyre e në gazetën “Dan”, arsyetojnë ngjyrosjen me kultivimin e traditës anti fashiste.  Ata vlerësojnë se shkatërrimi i emrit është provokim politik.

Ata vlerësojnë se partia politike që rrinë pas heqjes së emrit të Titos, politikisht është e vdekur sepse sipas tyre qytetarët e Malësisë do ti dënojnë, duke aluduar në këtë se banorët e Malësisë përkrahin lyerjen e jo shlyerjen e emrit Tito.

Kurse funksionari i PDS-së, Nikollë Gegaj, për portalin “standard”, ka arsyetuar punën e të rinjve të PDS-së, duke vlerësuar Titon, si njërin nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit 20.

SHARE