TETORI ROZË / EKZAMINIMI MUND TË SHPËTOJË NJË JETË, ÇELËSI ËSHTË PARANDALIMI

Në Mal të Zi, sipas matjeve të vitit 2020, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit ishte dukshëm mbi mesataren evropiane dhe autoritetet shëndetësore thonë se situata mund të ndryshohet përmes parandalimit.

Prandaj ftohen femrat të shkojnë për kontroll dhe të parandalojnë këtë sëmundje të ligë në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”.

Instituti për Shëndet Publik thekson se me diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e duhur kanceri i gjirit ka një parashikim të mirë.

“Sipas vlerësimeve të GLOBOCAN për vitin 2020, në Mal të Zi shkalla e incidencës së standardizuar sipas moshës së kancerit të gjirit ishte 72.3/100,000 gra, dhe shkalla e vdekjes ishte 23,9/100,000 gra. Këto të dhëna janë shqetësuese sepse shkalla e vdekshmërisë së treguar është shumë e lartë dhe dukshëm mbi mesataren evropiane, si dhe situatën në rajon. Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit ishte 378, gjë që bëri që kjo sëmundje të zërë pozicionin kryesor në renditjen e sëmundjeve, me pjesëmarrjen e 25.5% të të gjitha sëmundjeve malinje”, sipas Institutit.

SHARE