SHQEKIQ: 170 BARNATORE PO I BASHKOHEN AKSIONIT “STOP INFLACIONIT 100+”

170 barnatore do të marrin pjesë në fushatën “Stop Inflacionit”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq.

Shporta kundër inflacionit përbëhet nga ilaçe kundër kollës dhe ftohjes, multivitamina për fëmijë, të rritur dhe gra shtatzëna, probiotikë për fëmijë dhe të rritur, ushqim dhe pajisje për foshnjat.

Kështu, “shporta kundër inflacionit” përfshin ndër të tjera ilaçe si Cardiopirin, Andol, Rapidol S, Blokmax, Paracetamol, Snup, Caffetin Cold, shurup Pikovit, si dhe ushqime për fëmijë dhe produkte të tjera.

Në këtë fushatë do të marrin pjesë 170 farmaci nga zinxhirët e mëposhtëm:

„Montefarm” – 56 barnatore;

„Tea Medica” – 45 barnatore;

„Benu” – 35 barnatore;

“Meditas” – 13 barnatore;

„Cosmetics” – 11 barnatore;

„Help” – 10 barnatore.

Përveç zinxhirëve më të mëdhenj të farmacive, aksioni u mbështet nga prodhuesit e barnave dhe shtesave dietike Alkaloid dhe Hemofarm.

Aksioni fillon me 16.10.2023 dhe do të zgjasë deri më 31.12.2023.

Ministria e Shëndetësisë fton edhe farmacitë e tjera që t’i bashkohen aksionit dhe në këtë mënyrë të tregojnë përgjegjësi sociale dhe të kontribuojnë në uljen e inflacionit dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

SHARE