BORDI KOORDINUES I NËNVE KËRKOJNË TAKIM URGJENT ME MINISTRIN SPAJIQ

Bordi Koordinues i nënave, ish përfituese të kompenzimit për tre ose më shumë fëmijë, i dërgoi një kërkesë Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, duke kërkuar një takim urgjent me nënshkruesit e nismës dhe Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. “Së bashku me kërkesën, ne bashkangjitëm edhe nismën për kthimin e së drejtës së fituar gjatë gjithë jetës, e cila dikur ishte nënshkruar nga kryetarët e partive që tani janë në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. E njëjta kërkesë iu dorëzua nënshkruesve të nismës, si dhe ministrit Spajiq,” thuhet në deklaratë, e cila u nënshkrua nga anëtarja e Ekipit Koordinues të Nënave të Malit të Zi, Zhelka Savkoviq. Ajo tha se pasi priten me durim një vit nga formimi i qeverisë së re, është koha, siç shton ajo, që drejtësia të trokasë përfundimisht në derën e nënave me tre ose më shumë fëmijë, ish përfituese të kompenzimit. “Është koha që nënat të zbulojnë përfundimisht epilogun e statusit të tyre. Ai mund dhe duhet të jetë vetëm një. Kthimi i së drejtës së fituar për çdo nënë që e ka ushtruar atë të drejtë sipas ligjit nga viti 2015, nëse duam një Mal të Zi të drejtë në të cilin do të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e miratuara në Parlamentin e Malit të Zi. Ne po kërkojmë një takim urgjent, sepse nënat nuk mund të presin më,” përfundoi Savkoviq.

SHARE