EKIPI FILLON LUFTË KUNDËR SHFRYTËZIMIT TË PYJEVE

Në seancën e Këshillit Kombëtar për luftën kundër korrupsionit, u vlerësua se situata në pylltari është e paqëndrueshme dhe se një sistem i tillë nuk funksionon askund në Evropë.

Kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se do të formohet një ekip i cili nesër do të fillojë kontrollin e terrenit për të ndalur shfrytëzimin e paligjshëm të pyjeve.

“Duhet të formojmë një ekip të përzier njerëzish që do të dalin në fushë. Pres që ta bëjmë menjëherë. Gjithashtu jam i gatshëm të marr përsipër koordinimin e atij ekipi sepse duam një rezultat të shpejtë dhe efikas”, tha kryeministri.

Ai tha se disa vlerësime thonë se shteti ka humbur një miliard euro për shkak të prerjeve të paligjshme.

“Në vitin paraprak janë ngritur rreth 100 kallëzime penale për prerje të paligjshme. Pjesa më e madhe nuk u mor fare në konsideratë. Nëse nuk kemi masa më represive, është e vështirë t’i largojmë njerëzit prej saj”, tha Abazoviq.

Ai po ashtu thotë se aktualisht janë më të sulmuar në Berane dhe Rozhajë.

Kryeministri bëri të ditur se është gati edhe Ligji për Pyjet, i cili duhet të rregullojë më mirë atë zonë.

“Por ne kemi nevojë për zgjidhje të shpejta dhe të zbatueshme”, tha Abazoviq.

SHARE