SULMET E IRANIT, RREZIKU REAL I SHQIPËRISË/ALARMI I BEGAJT PËR SIGURINË E BALLKANIT

Presidenti Bajram Begaj, ngriti alarmin të hënën në Takimin e Berdo-Brijunit se Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë. Duke folur në samitin e tij të parë ndërkombëtar pas zgjedhjes si president, Begaj u ndal tek sulmet kibernetike në vendin tonë, duke i cilësuar si dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Begaj deklaroi gjatë diskutimeve me Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët europianë se sulmet e fundit kibernetike në vendin tonë dhe, Lufta në Ukrainë, janë pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor Begaj thotë se në këto kushte, zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen Lufta në Ukrainë po riformëson skenën ndërkombëtare gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike”, deklaroi ndër të tjera Begaj.

SHARE