KOMUNA E TUZIT, MË 25 SHTATOR, ORGANIZON MANIFESTIMIN E QUAJTUR – ,,TË ZBULOJMË SË BASHKU BUKURINË E KANIONIT CEM”

Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Tuzit, të dielën më 25 shtator, organizon manifestimin e quajtur – ,,Të zbulojmë së bashku bukurinë e kanionit Cem”. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në turin në këmbë Delaj-Cemi i Trieshit , të provojnë aftësitë e tyre në kajak , si dhe të vëzhgojnë aftësitë e paragliderëve tanë fantastikë. Për adhuruesit e aktiviteteve me dy rrota do të organizohet një xhiro me biçikleta. Të gjithë të interesuarit për transport të organizuar falas deri në pikën fillestare të ecjes – Delaj, mund të regjistrohen deri më 20 shtator në numrin e telefonit – 020/875-167 ose përmes mail-it: tuzi@tuzi.org.me, duke qenë se numri i vendeve është i kufizuar.

SHARE