PAHOR:  EVROPA NUK KA SHPRESA SA I P-ËRKET PRANIMIT TË MALIT TË ZI, SERBISË DHE SHQIPËRISË

Evropa nuk ka shpresa sa i përket pranimit të vendeve siç janë Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria si anëtarë të reja, në gjendjen e saj të tanishme, deklaroi Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Evropa e dobësuar nuk mund të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor dje gjatë forumit në Bled, në prani të homologut të tij të Bregzit, Mihael Barnier.

Pahor tha se gjithçka është e lidhur dhe se ata po kalojnë për një periudhë në të cilën do të duhet të marrim vendime të vështira.

Ai theksoi se Sllovenia është e interesuar të bëj  përpjekje që pranimi i anëtarëve të reja të jenë të suksesshme. Pahor shpjegoi se vonesa nuk do të thotë se koha po mbaron dhe se Bashkimi Evropian është në një lloj gjendjeje të ngrirë, por përkundrazi tha se duhet përballen  në  kthimin gjithnjë në rritje të politikave kombëtare.

Siç kumtohet  Bashkimi Evropian ka ofruar perspektivën e pranimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të plotësojnë kritere të rrepta në mënyrë që të pranohen si anëtarë të rinj.

SHARE