VALA E TË NXEHTIT PËRFSHIN EVROPËN

Zona të Evropës me të paktën 92 milionë banorë, mes tyre Franca, Italia dhe Spanja, u përballën me temperatura mbi 35°C të mërkurën, në valën më të fundit të të nxehtit që ka përfshirë kontinentin.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në planet dhe, në disa vende, nuk është e pajisur mirë për t’u përballur me temperaturat e larta.

Valët e përsëritura të të nxehtit kanë sjellë një verë historikisht të nxehtë, me thatësira dhe zjarre, dhe kanë kontribuar në vdekjen e mijëra njerëzve deri më tani.

Shkencëtarët fajësojnë për rritjen e valëve të të nxehtit ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

I nxehti më intensiv është regjistruar në Evropën Perëndimore dhe Jugore.

Temperaturat do të ngrihen mbi 35°C në Francë, megjithëse zonat malore dhe verilindja e vendit pritet të kursehen.

Nivele të ngjashme të nxehtësisë janë regjistruar edhe në Itali dhe Spanjë. Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Ballkanin, veçanërisht Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Më në veri, temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar 30°C.

Vendi, i cili zakonisht karakterizohet nga temperatura më të buta, është në rrugën e duhur për të regjistruar verën më të nxehtë ndonjëherë, deklaroi të martën agjencia zyrtare britanike Met Office.

SHARE