TRI DITË ZIE NË CETINË

Kryeqyteti i Cetinës shpalli tri ditë zie me rastin e tragjedisë së madhe që ndodhi sot në atë qytet.
“Sot Cetina jonë përjetoi një tragjedi të paharrueshme. Të tronditur thellë nga humbja e jetëve të pafajshme, ne sinqerisht ngushëllojmë familjet e viktimave dhe të plagosurve”, tha kryetari i komunës së Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq. Ai tha se Cetina sot është e bashkuar në lutje për bashkëqytetarët tanë të cilët janë viktima të një sulmi të pakuptimtë. “Faleminderit  të gjithëve në Mal të Zi dhe më gjerë që janë me ne në këtë moment të vështirë”, shtoi Gjurashkoviq. 

SHARE