DEPUTETËT TË TREGOJNË PJEKURI DHE TË VOTOJNË PËR ANËTARËT E KËSHILLIT GJYQËSOR

Rezultatet e rëndësishme të kryeministrit Dritan Abazoviq dhe Qeverisë së Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të konfirmohen duke votuar për anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Parlamentin e Malit të Zi, tha Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve. Ajo u bëri thirrje deputetëve që në seancën e 16 gushtit të tregojnë pjekuri politike. Ajo njoftoi në Twitter se do të jetë një hap vendimtar që do të zhbllokojë negociatat me Bashkimin Evropian dhe do ta afrojë Malin e Zi me BE-në. “ I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë në Mal të Zi që të përfitojnë nga ky moment dhe të tregojnë pjekuri politike duke siguruar një shumicë prej dy të tretash për këtë kriter kyç të shtetit ligjor më 16 gusht.  Mali i Zi mund ta bëjë”, ka shkruar von Cramon. 

SHARE