BOSHKOVIQ NË PARIS NË PANAIRIN E ARMËVE PËR MODERNIZIMIN E USHTRISË SË MALIT TË ZI

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, vizitoi panairin e armatimit “Eurosatory 2018”, të cilin e organizon Shoqata Franceze e Prodhuesve të Pajisjeve Ushtarake.

Boshkoviq u takua me përfaqësuesit e kompanive prestigjioze dhe diskutoi  për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e modernizimit të pajisjeve të Ushtrisë së Malit të Zi.

“Në Fokus janë pajisjet për të cilat shteti me dashje dhe strategji përcakton asetet dhe produktet e tjera të industrisë së mbrojtjes që janë të nevojshme për përmirësimin e kapacitetit të ushtrisë së MZ”, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes së MZ.

Panairi, siç kumtohet, mbahet çdo dy vjet, dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë të dedikuara për vendosjen e forcave tokësore dhe mbrojtjen anti-ajrore.

“Pritet një vizitë më e lartë në panair  në krahasim me atë të mëparshmin, të mbajtur në vitin 2016,  në të cilin ishin prezantuar  1,571 pajisje, 57,024 vizitorë dhe 212 delegacione zyrtare nga 94 vende, të udhëhequra nga ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e punëve të brendshme, shefat e shtabeve gjeneralë, drejtorët e armëve dhe zyrtarë të tjerë të lartë, kurse të gjitha ngjarjet i njekën  rreth 750 media botërore”, deklaroi Boshkoviq.

 

SHARE