Kur moti fillon të nxehet dhe pasdite dëshironi një ëmbëlsirë të freskët që mund t’ju japë dozën e duhur të freskisë dhe energjisë, nuk ka asgjë më e mirë se parfeja me kafe!
Me këtë recetë të thjeshtë do të sillni në tryezë një ëmbëlsirë të shijshme, të ngjashme me akulloren.
Rezultati do të jetë një parfe me shije kafeje, me një konsistencë kremoze dhe perfekte si një ëmbëlsirë në fund të një vakti me familjen ose miqtë.
Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju dhe pse jo provoni ta përgatisni vetë parfenë me kafe dhe ta ndani recetën edhe me miqtë tuaj!
Përbërësit ( për 8 persona)
- 500 ml pana
- 250 g djathë mascarpone
- 80 g sheqer
- 80 ml kafe e tretshme
- 3 lugë gjelle liker kafeje sipas dëshirës
- 30 ml kafe e lëngëshme
- 10 biskota savojard
- ujë
- Krem për ëmbëlsira
- kokrra kafeje
- 50 g çokollatë e zezë
Përgatitja
Filloni duke bashkuar në një enë kafenë e lëngëshme dhe kafenë pluhur të tretëshme.
Pëziejeni derisa të shkrihet dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe 3 lugë gjelle liker me shije kafeje. Lëreni përzierjen mënjanë të tretet.
Vazhdoni duke prerë në copa të vogla çokollatën e zezë. Gjithashtu ju mund të përdorni edhe copëza çokollate të gatshme.
Tani kaloni tek përgatija e kremit: në një enë rrihni panën derisa të mpikset, më pas shtoni mascarponen dhe sheqerin.
Në fund hidhni gradualisht përzierjen e kafesë që përgatitët (përzierja duhet të jetë plotësisht e ftohur).
Kaloni 1/3 e kremit në një enë me përmasa rreth 30 x 10 cm, të shtruar me letër gatimi dhe nivelojeni me një spatul.
Në qendër formoni një rrip me copat e imta të cokollatës. Hidhni edhe një shtresë tjetër kremi dhe një shtresë tjetër çokollate, e kështu me rradhë. Mos harroni të lini hapësirë të mjaftueshme edhe për biskotat.
Në fund përgatisni shërbetin e kafesë duke përzier ujië dhe kafe, njomni aty rreth 10 biskota dhe vendosini sipër kekut.
Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 4 orë.
Nxjerreni nga ngrirja rreth gjysmë ore përpara servirjes,e më pas hiqeni nga kallëpi duke e kaluar butësisht në enën e servirjes.
Zbukurojeni me krem për ëmbëlsira dhe kokrra kafeje