ABAZOVIQ: PO FILLON NJË LUFTË E FORTË KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

Një luftë e fortë kundër korrupsionit dhe krimit është duke filluar, shkruan Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq në Twitter pasi Parlamenti i Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin mbi Prokurorinë e Shtetit. Ai rikujtoi se dy sugjerime të tjera të Komisionit të Venecias u përfshinë në ndryshimet e miratuara në ligj. “Një luftë e fortë kundër korrupsionit dhe krimit po fillon! Dora e drejtësisë ka fituar forcë. Rruga evropiane është rruga e shtetit të së drejtës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mali i Zi mundet!”, shkruan Abazoviq.

SHARE