MALI I ZI DHE QYTETARËT E SAJ DO TË DINË QË TË VLERËSOJNË MBËSHTETJEN E IZRAELIT

Mali i Zi dhe qytetarët e saj do të dinë ta kujtojnë dhe vlerësojnë këtë mbështetje, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq gjatë bisedës së sotme telefonike me Presidentin Izraelit Reuven Rivlin, duke e falënderuar atë për dhurimin e 4,000 testeve të realizuara nga kompania Elbit dhe Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Izrael Nimrod Rinot.

Siç u njoftua nga zyra e presidentit, Gjukanoviq i tha Rivlin se kushtet epidemiologjike në Mal të Zi janë të favorshme, dhe se ai është i kënaqur që ne po dalim nga faza më e vështirë e luftës me pasoja relativisht të vogla për shëndetin e njeriut.

Bashkërisht u vlerësua se të dy vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe miqësore, me kënaqësinë që dialogu midis dy zyrtarëve vazhdon pas takimit në Jeruzalem në fillim të vitit.

Presidenti i Izraelit shprehu solidaritet me Malin e Zi në tejkalimin e pasojave të krizës globale të shkaktuara nga virusi.

Siç theksohet, ai përcolli përshëndetjet e donatorit dhe konsullit të nderit për presidentin e Malit të Zi, me kënaqësinë që Izraeli pati mundësinë për të ndihmuar popullin e këtij shteti gjatë pandemisë, si dhe përmes dhurimit të karrigeve me rrota.

SHARE