MPB: MOS NDEZNI ZJARR NË AMBIENT TË HAPUR DHE MOS PËRDORNI MJETE PIROTEKNIKE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) paralajmëroi për rritje të rrezikut nga zjarri.

“Për shkak të rritjes së rrezikut nga zjarri, Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi paralajmëroi qytetarët që të mos ndezin zjarr në ambient të hapur dhe të mos përdorin mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Drejtoria e Policisë njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se në Bijello Pole dhe Mojkovc po punojnë për parandalimin dhe zbulimin e personave që shkaktojnë zjarre në pyje.

Në zonën e komunës së Bijello Poles, siç thanë ata, që nga data 21 mars janë regjistruar 16 raportime për zjarre.

Edhe në Mojkovc policia në bashkëpunim me prokurorinë po punon për zbardhjen e qytetarëve të papërgjegjshëm që shkaktuan zjarrin në përmasa të mëdha në afërsi të parkut kombëtar Durmitor.

SHARE