IVANOVIQ: PRANIMI I MALIT TË ZI NË BE DERI NË VITIN 2030 ËSHTË REALITET

Për Malin e Zi zgjerimi i BE-së deri në vitin 2030 është realitet dhe jemi të bindur se mund të ndodhë edhe më shpejt, tha ministri i Punëve të Jashtme Filip Ivanoviq në panelin “Zgjerimi i BE-së 2030: Ëndërr apo realitet? i mbajtur si pjesë e Forumit të 9-të Ekonomik Delphi.

Këto, siç thotë ai, janë mesazhet që mund të dëgjojmë nga adresa të rëndësishme së fundmi dhe theksoi se po punojnë shumë për ta realizuar. Ivanoviq përkujtoi se politika e zgjerimit është politika më e suksesshme e BE-së, e cila inkurajon reformat demokratike dhe ekonomike në vendet që duan të anëtarësohen dhe promovon stabilitet dhe prosperitet në Evropë.

“Është e qartë se lufta në tokën e Evropës ndryshoi realitetin gjeopolitik dhe ndikoi që procesi i zgjerimit të BE-së të fitojë një dinamikë të re dhe të inkurajojë që diçka që mund të kishte qenë një ëndërr disa vite më parë, tani mund të jetë dhe do të jetë realitet,“ tha ministri.

Siç theksoi ai, “Mali i Zi është në një pozicion të përsosur për të qenë anëtari i parë i ardhshëm dhe për të treguar se zgjerimi i BE është i realizueshëm dhe i rëndësishëm”.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se paneli ka deklaruar se reforma e brendshme e BE-së është e nevojshme, por që nuk duhet të përdoret si justifikim për shtyrjen e pranimit të anëtarëve të rinj.

Është vlerësuar, thonë ata, se procesi i zgjerimit të BE-së mund dhe duhet të zhvillohet paralelisht me reformën e BE-së dhe se politika e zgjerimit mbetet e bazuar në parimin e avancimit të bazuar në meritat individuale.

“U bisedua edhe për një humbje graduale të entuziazmit në lidhje me zgjerimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për arsye të ndryshme. Në këtë kontekst, ministri Ivanoviq tha se shkalla e përkrahjes së qytetarëve në Mal të Zi është rreth 80%, që është një arsye shtesë që Mali i Zi të jetë anëtari i 28-të i Bashkimit,” thuhet në deklaratën e Ministrisë.

SHARE