Nokia do të ndalojë së bëri biznes në Rusi

NOKIA, një prodhues i pajisjeve të telekomunikacionit, do të tërhiqet nga tregu rus.

Këtë e ka konfirmuar për Reuters shefi i menaxhmentit të Nokia-s, Pekka Lundmark.

Vendimi do të prekë rreth 2,000 punëtorë, tha ai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sektori i telekomunikacionit u përjashtua nga një pjesë e sanksioneve për arsye humanitare, por Nokia tha se largimi nga Rusia “ishte opsioni i vetëm”.

“Ne thjesht nuk pamë asnjë mundësi për të vazhduar të bëjmë biznes në Rusi në rrethanat aktuale”, citohet të ketë thënë Lundmark.

Ai shtoi se nuk e dinte se sa do të zgjaste tërheqja e Nokia-s nga Rusia. /Telegrafi/

SHARE