MBI KATËR MILIONË FËMIJË UKRAINAS KANË BRAKTISUR SHTËPITË

A child looks on a residents evacuate the city of Irpin, northwest of Kyiv, during heavy shelling and bombing on March 5, 2022. - Ukraine and Russia agreed to create humanitarian corridors to evacuate civilians on March 3, 2022 in a second round of talks since Moscow invaded last week, a top Ukrainian official said. (Photo by Aris Messinis / AFP)

Gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë gjashtë javë më parë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) më 12 prill. Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vdekjet e 142 të rinjve, ndonëse kanë paralajmëruar se shifrat e sakta mund të jenë shumë më të larta. Manuel Fontaine, drejtor i programit për emergjenca në UNICEF, i cili sapo është kthyer nga Ukraina, ka thënë se largimi i 4.8 milionë fëmijëve ukrainas nga shtëpitë e tyre në një kohë kaq të shkurtër, është diçka që ai nuk e ka parë në 31 vjetët e tij në punën humanitare. “Nga 3.2 milionë fëmijë që vlerësohet se kanë mbetur në shtëpitë e tyre, gati gjysma e tyre mund të mos kenë mjaftueshëm ushqim”, ka thënë Fontaine për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai ka paralajmëruar se situata është më e rëndë në qytetet Mariupol dhe Herson, ku nuk ka as ujë, dhe furnizimet me ushqim dhe ilaçe janë penguar.

SHARE