KOSOVA, MARRËVESHJE ME SHBA PËR MBROJTJEN E SIGURINË

Foto: Klan Kosova

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të mërkurën nismën për arritjen e një marrëveshjeje në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mbledhjen e mbajtur, kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se nisma është iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Ai theksoi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake të dy vendeve.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky hap është ndërmarrë në koordinim të ngushtë me SHBA-në.

“Qëllimi i marrëveshjes është që të dyja palët të angazhohen në mbrojtje dhe ngritje të kapaciteteve ushtarake. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllim të integrimit euroatlantik”, tha mes tjerash ministri i mbrojtjes, teksa shtoi se miratimi i kësaj nisme është një hap tejet i rëndësishëm për finalizimin e marrëveshjes.

SHARE