MANS: NË VITIN ZGJEDHOR PËR SHËRBIMET SOCIALE MË SHUMË SE GJYSMË MILIONI EURO

Synimi i qeverisë për të shpenzuar më shumë se gjysmë milioni euro nga rezerva e buxhetit për përfitimet sociale në vitin zgjedhor është vazhdimësi e praktikës më të keqe të të gjitha qeverive të mëparshme të Partisë Demokratike të Socialistëve, kur u shpërndanë paratë me dyer të mbyllura dhe pa kritere të qarta konsiderojnë ngaMANS-i. MANS tha se Qeveria të enjten ka shqyrtuar propozimin e Sekretariatit të Përgjithshëm për rritjen e vendimit ekzistues për pagesat e ndihmës sociale nga rezerva buxhetore për këtë vit për 250 mijë euro shtesë, me të cilat do të ndahen gjithsej 550 mijë euro për vitin zgjedhor.

SHARE