ISHP: 11 VIKTIMA, 563 RASTE TË REJA

Në Malin e Zi, 11 pacientë vdiqën nga pasojat e virusit corona, ndërsa sot janë regjistruar më shumë se 560 të infektuar. Këto janë të dhënat më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), nga rezultatet e djeshme. “Që nga rezultatet e djeshme, njëmbëdhjetë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Podgorica (5), Ulqini (2), Budva (1), Cetija (1), Herceg Novi (1) dhe Zhablaku (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 880, ndërsa deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 351 pacientëve. Numri i rasteve aktive është 8.638, prej të cilëve 89 në komunën e Tuzit.

SHARE