VARADKAR: MALI I ZI NË KRYE TË KOLONËS PËR ANËTARËSIMIN NË BE

Irlanda qëndron për parimin e një regate në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), tha kryeministri i atij vendi, Leo Varadkar, duke shtuar se Mali i Zi është në krye të kolonës dhe se po avokon që të jetë anëtari i parë i radhës.

Zyra e kryeministrit Spajiq bëri të ditur se në takimin e Spajiqit me kryeministrin e Irlandës, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi, thanë se besojnë se dy vendet do të vazhdojnë t’i forcojnë marrëdhëniet brenda BE-së.

“Në lidhje me politikën e zgjerimit të BE-së, Irlanda qëndron për parimin e regatës,” tha kryeministri irlandez.

Sipas tij, çdo vend duhet parë në kontekstin e arritjeve dhe rezultateve të dhëna.

“Mali i Zi është padyshim në krye të kolonës dhe ambicia jonë është të bëhemi anëtari i parë i radhës,” tha Varadkar.

Spajiq ka thënë se Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar për perspektivën evropiane të vendit.

“Nëpërmjet prizmit të adoptimit të standardeve më të larta evropiane, ne po zbatojmë reforma në drejtim të integrimit evropian dhe forcimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, tha Spajiq.

Siç është paralajmëruar, ai ka prezantuar rezultatet e arritura nga Qeveria në dy muaj të mandatit, si dhe planin për përmirësimin e standardeve të qytetarëve.

Bashkëbiseduesit, siç u njoftua, vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale mes Malit të Zi dhe Irlandës janë të mira dhe se takimi i dy zyrtarëve është një shtysë e mirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

SHARE