MALI I ZI DO TË KTHEJË REZERVAT E MALLRAVE

Mali i Zi duhet të kthejë rezervat e mallrave, të cilat u hoqën në fillim të vitit 2000, tha kryeministri Dritan Abazoviq. “Ne po kthejmë rezervat e mallrave që u anuluan diku në fillim të viteve 2000 me një vendim të pabesueshëm. Më vjen mirë që këtij procesi iu afrua në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Mali i Zi duhet të kthejë rezervat e mallrave. Ne e pamë situatën kur ishte koronavirusi dhe kur ishte një garë e madhe se a do të kishte ushqim të mjaftueshëm, kështu që një shtet serioz duhet të jetë i gatshëm për çdo situatë”, tha Abazoviq. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, përkujtoi se më herët janë nënshkruar marrëveshje me zinxhirë të shitjes me pakicë, të cilat në një periudhë kanë siguruar sigurinë e rezervave të mallrave. Ai vuri në dukje se duhet të krijohet një sistem më serioz.

Ngrohja të jetë në interes të publikut

Ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq në seancën e Qeverisë ka bërë të ditur se fokusi është në Plevle, por se ka edhe ditë kur Bijello Pole ka qenë më e ndotur. Ministrja Novakoviq Gjuroviq sugjeroi që problemi të zgjidhet në mënyrë multidisiplinore, në mënyrë që ndotja të zvogëlohet në minimum. Gjithashtu u propozua formimi i një ekipi operacional për të propozuar masa afatshkurtra dhe afatgjata që synojnë uljen e ndotjes. Kryeministri propozoi që një nga konkluzionet të jetë shpallja e ngrohjes së Plevlës si çështje e interesit publik dhe ky të jetë veprimi i parë. Ai gjithashtu tha që Qeveria të propozojë masa për zgjidhjen e problemit të ndotjes dhe që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të ketë një përfaqësi edhe në Plevle.  Ai paralajmëroi edhe vazhdimin e donacioneve të pastruesve të ajrit edhe për komunat tjera në veri.

SHARE