Sulmet e vazhdueshme ndaj Agjencisë Kombëtare të Sigurisë janë pasojë e zbulimit të skandaleve të shumta të menaxhmentit të mëparshëm të atij institucioni, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq. “Hemisfera politike po përpiqet të diskreditojë shërbimin me histori për ‘botën serbe’. Skandalet që ata prodhuan në periudhën e mëparshme nuk u mjaftojnë, por ata ende duan të dëmtojnë shtetin e Malit të Zi dhe sektorin e sigurisë,” tha Abazoviq. Ai thekson se bashkëpunimi i ASK-së me partnerët ndërkombëtarë është në nivel të lakmueshëm. Ai shton se këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të shumtë të NATO-s dhe subjekte të tjera ndërkombëtare me të cilat shërbimet tona kanë komunikim të përhershëm. “Unë inkurajoj menaxhmentin dhe zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale për të mbrojtur interesat kombëtare të Malit të Zi. Sektori i sigurisë mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj reformave, mbrojtjes dhe përmirësimit të sigurisë së qytetarëve malazezë,” tha Abazoviq.