PREZANTOHET BUXHETI PËR VITIN 2024: NGA 1 JANARI PENSIONI MINIMAL 450 EURO

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme prezantoi buxhetin për vitin 2024.

Në fillim të konferencës për media, Spajiq tha se buxheti është i cilësisë së lartë dhe se reflekton përgjegjësi për atë që u është premtuar qytetarëve qëndrueshmëri fiskale dhe stabilitet makroekonomik.

“Ne hedhim poshtë njoftimet e individëve se programi „Evropa Tani 2“ do të financohet nga borxhi ose duke rritur normën e përgjithshme të TVSH-së ose duke shitur EEMZ po hedhim poshtë këtë buxhet, i cili është fiskalisht i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm”, tha Spajiq.

Ai tha se të gjitha shpenzimet do të financohen nga të hyrat rrjedhëse. “Kjo do të thotë se do të kemi suficit buxhetor aktual. Kjo është masa më e rëndësishme dhe rregulli i artë i buxhetimit. Asnjë pjesë e buxhetit aktual nuk do të financohet nga borxhi. Borxhi do të përdoret ekskluzivisht qoftë për buxhetin kapital ose për të shlyer kreditë e vjetra”, tha Spajiq.

Ai tha se nga 1 janari 2024 pensioni minimal do të rritet në 450 euro.

Ai po ashtu tha se buxheti për vitin 2024 fillon një cikël të fuqishëm investimi me një buxhet kapital që është 40 milionë euro më i lartë se propozimi për vitin 2023.

Ai kërkoi nga vetëqeverisjet lokale që të përgatisin projektet dhe kështu të veprojnë ndaj Qeverisë së Malit të Zi.

“Ne jemi të gatshëm të shtojmë projekte të reja duke ribalancuar kur projektet të jenë maturuar”, tha ai.

Ndërtimi i autostradës nga viti i ardhshëm

Ai gjithashtu theksoi se ndërtimi i autostradës do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Në buxhetin kapital për atë projekt janë ndarë 80-90 milionë euro”, ka theksuar Spajiq.

Ai po ashtu tha se do të ndahen edhe 10 milionë euro shtesë për komunat në veri.  

SHARE