MILLATOVIQ: T’I JAPIM ÇDO FËMIJE MUNDËSINË PËR NJË FËMIJËRI TË LUMTUR

Përkushtimi i UNICEF-it për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe përmirësimin e jetës së të rinjve në Mal të Zi është një impuls dhe frymëzim për të vazhduar në atë rrugë, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Ai ka uruar ditën e UNICEF-it në rrjetin social X.

“Qëllimi ynë është i njëjtë – t’i japim çdo fëmije mundësinë për një fëmijëri të lumtur”, shtoi Millatoviq. Ai tha se është angazhim i tij personal dhe profesional që çdo fëmijë në Mal të Zi t’i gëzojë të drejtat e veta në mënyrë të barabartë.

“Angazhimi juaj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe përmirësimin e jetës së të rinjve në Mal të Zi është një impuls dhe frymëzim për të vazhduar në këtë rrugë”, tha Millatoviq.

SHARE