MILLATOVIQ: QEVERIA I INJORON KONSULTIMET PËR POLITIKËN E JASHTME

Qeveria e injoron nevojën e vendosjes së dialogut për koordinimin e politikës së jashtme, dhe në radhë të parë çështjen e plotësimit të rrjetit diplomatik, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Millatoviq, pas ceremonisë me rastin e 20 vjetorit të krijimit të institucionit të Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mal të Zi, u tha gazetarëve se Kabineti i Presidentit i ka dërguar një letër Qeverisë në fillim të nëntorit sepse dëshironte të fillojë konsultimet për politikën e jashtme.

“Me gjithë këmbënguljen tonë, më duket se qeveria aktualisht po injoron nevojën e vendosjes së një dialogu formal dhe të qytetëruar për koordinimin e politikës së jashtme dhe mbi të gjitha për të hapur çështjet që kanë të bëjnë me mbushjen e rrjetit tonë diplomatik, i cili siç ju e di, është mjaft bosh”, tha Millatoviq.

Ai tha se Mali i Zi nuk ka ambasadorë në shumë adresa të rëndësishme ndërkombëtare dhe se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe urgjente të cilat duhet të hapen dhe bien dakord bashkërisht.

Millatoviq tha se Qeveria propozon ambasadorë, pas së cilës mendimet i japin komisioni kompetent i Kuvendit dhe kryetari i shtetit.

“Është një çështje e rëndësishme për të cilën duhet të biem dakord. Një ftesë për Qeverinë dhe të gjithë akterët në atë proces që të vijnë në konsultimet për politikën e jashtme në të cilat janë ftuar me rregull nga Presidenti i Shtetit”, ka thënë Millatoviq, duke apeluar Qeverinë që të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi në lidhje me këtë çështje.

SHARE