GJEKA NË GJENEVË: DO TË VAZHDOJMË TË PUNOJMË PËR PROMOVIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Mali i Zi konfirmon përkushtimin e tij për të vazhduar punën me vendosmëri në mbrojtjen sistematike dhe promovimin e parimeve kyçe të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në vend, por edhe jashtë saj, tha në Gjenevë ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka.

Gjeka mori pjesë në një aktivitet të nivelit të lartë në selinë e OKB-së në Gjenevë, duke shënuar 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Gjeka theksoi se Mali i Zi do të forcojë institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht Mbrojtësin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi në përputhje me Parimet e Parisit, do të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit, veçanërisht ndaj grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara, duke përfshirë gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, pakicat, të moshuarit, personat LGBTIQ+ dhe reformimin e mëtejshëm të gjyqësorit për të garantuar pavarësinë, integritetin, përgjegjshmërinë dhe paanshmërinë e tij.

SHARE