Capital T dhe Irkenc Hyka publikojnë bashkëpunimin “Dashnisë”

Dy artistë të njohur janë bërë bashkë për të sjell një projekt të ri muzikor.

Reperi i njohur Capital T dhe këngëtari Irkenc Hyka kanë lansuar bashkëpunimin me titullin “Dashnisë”.

Kënga erdhi me muzikë nga Irkenci ndërsa teksti është shkruar nga Capital T dhe Olsi Bylyku.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga JoJo teksa ana vizuale iu besua Valon Aziri.

Projekti tashmë gjendet në kanalin e YouTube dhe platforma të tjera.

Foto: Screenshot/YouTube

Të dy përndryshe mbesin aktiv me projekte të tjera muzikore, pak ditë më parë Trim Ademi (emri i plotë) lansoi këngën solo “Hera e fundit”.

Ndërkohë, ky bashkëpunim i Irkencit vjen pas atij me këngëtaren Yllka Kuqi “Ma do zemra”. /Telegrafi/

SHARE