TË GJITHË PËR TË CILËT KA DËSHMI SE JANË TË KORRUPTUAR DO TË NDIQEN PENALISHT

Asnjë parti politike nuk do të zgjedh kuadrot në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), dhe të gjithë ata për të cilët ka dëshmi se janë të korruptuar, do të ndiqen penalisht, tha ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekulloviq. Ai në Konferencën Kombëtare Kundër Korrupsionit tha se gjatë vitit të fundit janë ngritur kallëzime penale kundër 33 punonjësve të policisë dhe rreth dhjetë personave në MPB. Në një nga pyetjet e gazetarëve, ministri tha se “ka një vijë të hollë mes mafias dhe policisë në Mal të Zi”. Sekulloviq tha se njësia kundër korrupsionit, falë Ligjit për Punë të Brendshme, ka autoritet të kryejë analiza poligrafike fillestare dhe periodike të të gjithë zyrtarëve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Siç tha ai, çdo punësim i ri, qoftë edhe stafi brenda, do të kalojë në testim poligraf.“Duhet të kemi besim te njerëzit që merren me këtë punë”, ka theksuar Sekulloviq.

SHARE