Patate me spinaq në furrë

  • Serviret për (persona): 6 Persona
  • Koha e pregatitjes: 10min
  • Koha e gatimit: 50min
  • Vështirësia: Mesatare

Një pjatë kremoze e përgatitur në furrë, shijen e së cilës do ta adhuroni.

Përbërësit

  • 1 kg patate
  • 300 gr mish I grirë
  • 300 gr spinaq
  • 1 qepë
  • 500 ml qumësht
  • 200 gr ajkë të thartë/shtalpë
  • 4 lugë gjelle miell
  • mëlmesa
  • kripë dhe piper i zi
  • 100-150 gr djath kackavall.

Udhëzimet

  1. Qepën e grirë imët skuqeni në pak vaj, shtoni mishin e grirë, vazhdoni edhe pak skuqjen
  2. Shtoni qumështin, spinaqin e grirë dhe magdanozin.
  3. Kriposeni, piperoseni dhe sapo të marrë një valë largojeni nga zjarri.
  4. Në një enë bashkoni shtalpën, miellin dhe pak qumësht. Këtë përzierje bashkojeni me mishin dhe spinaqin.
  5. Patatet pastrojini dhe pritini në rrathë. Vendosini në një tavë.
  6. Shtoni mëlmesa sipas dëshirës, pak kripë dhe rrafshojini mirë në tavë.
  7. Sipër tyre hidhni masën e përgatitur me mish të bluar. Tavën e mbuluar me letër alumini vendoseni në furrën e parangrohur në 240 gradë.
  8. Pas 45 minutash, hidhini sipër djathë kackavall të grirë në rende dhe gjethe magdanozi. Kthejeni edhe për pak minuta në furrë ose derisa të shkrihet djathi.
  9. Ju bëftë mir!
SHARE