Mëlçi pule me salcë pikante

  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 5min
  • Koha e gatimit: 15min
  • Vështirësia: E lehtë

Mëlçi pule me salcë pikante, recetë shum e thjeshtë por shum shijshme.

Përbërësit

  • 600 gr mëlçi pule
  • 40 gr gjalpë
  • 4 kokrra qepë
  • 1 lugë miell i bardhë
  • 100 ml verë e bardhë
  • 2 lugë kos
  • 1/2 lugë e çaji trumzë
  • 1 lugë mustardë
  • Piper i zi i bluar
  • Kripë.

Udhëzimet

  1. Shkrini gjalpin në një tigan, pastaj hidhni qepën e grirë hollë deri sat ë marrë ngjyrë të artë, të verdhë.
  2. Shtoni mëlçitë e prera në copa dhe skuqini aq kohë derisa të ndryshojnë ngjyrë.
  3. Mëlçitë e skuqura lyjini në miell, duke shtuar trumzën, mëlmesat dhe mustardën.
  4. Sipër hidhni pak verë dhe ujë, sa për ta përfituar salcën me dendësinë e dëshiruar, duke e lënë të ziejë edhe 3 minuta të tjera.
  5. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, shtojmë kosin, kripën dhe piperin.
  6. Mëlçitë në salcë, i shërbejmë të shoqëruara me patate të ziera ose pure patateje.
  7. Në fund shtoni dhe pak kripë e piper për shije!
SHARE