GJELOSHAJ: KOMUNA E TUZIT KA NDARË 439,272.42 € PËR 229 BUJQ QË KANË APLIKUAR

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” bëri të ditur se janë ndarë 439,272.42 € për 229 bujq që kanë aplikuar për mbështetje nga komuna. Gjeloshaj thotë se mbështetja institucionale e bujqësisë në Komunën e Tuzit ishte një prej prioriteteve të Komunës së Tuzit. “Për secilin vit kemi ndarë subvencione, ndërsa ketë vit është rritur edhe më shumë mbështetja! Dëshiroj të njoftoj se mbas thirrjes publike, kemi ndarë 439,272.42 € për 229 bujq që kanë aplikuar për mbështetje Nga komuna. Ndarja është bërë për disa kategori, sipas thirrjes publike dhe për të gjithë bujqit,“ shkruan Gjeloshaj. Gjeloshaj ceku, se kjo nuk është mbështetje për dëme, sepse ajo do të jetë në procedurë tjetër për t’u realizuar së bashku me Qeverinë e Malit të Zi. Në fund, shton Gjeloshaj, edhe në vitin 2023 Komuna e Tuzit do të mbështesë bujqësinë, si një ndër resurset më të mëdha të zhvillimit ekonomik.

SHARE