KOMISIONI E MBËSHTETI PROPOZIMIN PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Komisioni Ligjvënës i Kuvendit sot ka mbështetur propozimin për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin parashihet që zgjedhjet lokale në 16 komuna në Mal të Zi dhe në Gollubovc të mbahen të njëjtën ditë të vitit të ardhshëm. Këto ndryshime në ligj janë propozuar nga shumica parlamentare. Anëtarët e Komisionit u shprehën pozitivisht edhe për ndryshimet në Ligjin për Sportin, të cilat e bëjnë këtë akt në përputhje me konventat detyruese ndërkombëtare në fushën e antidopingut. Ndryshimet në ligjin e sportit u propozuan nga qeveria. Komisioni Ligjvënës e ka shqyrtuar edhe propozimin për ndryshime në Ligjin për punë të brendshme dhe ka vlerësuar se ato nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi, njofton Kuvendi. Ato ndryshime ligjore janë propozuar nga deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve.

SHARE