ERAKOVIQ: NË RAST TË PËRPLASJES SË DY GRIPEVE, NE JEMI TË GATSHËM TË PËRGJIGJEMI

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq, tha per Televizionin Vijesti, se mund të konkludohet se kemi një rënie të lehtë të epidemisë së virusit korona, dhe shtoi se në rast të një përplasjeje te dy gripeve janë gati të përgjigjen.

Ai beson se arsyeja kryesore për rezultatet e mira është se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Malit të Zi njohën rëndësinë e masave.

Erakoviq theksoi se Instituti i Shëndetit Publik është duke shqyrtuar hapjen e kufirit me rajonin.

Ai gjithashtu thotë se në këtë moment, Trupi Koordinues Kombëtar është në kërkim të modelit më të mirë, sipas të cilit sistemi arsimor do të fillonte me kohë.

SHARE