Mali i Zi është i përkushtuar që të ndajë dy për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe këtë vit do ta arrijë këtë qëllim, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Me të mbërritur në samitin e NATO-s, ai tha se kur bëhet fjalë për ndarjen për mbrojtjen, dy për qind nuk është më qëllimi, por minimumi që duhet të ndajnë vendet anëtare.
“Mali i Zi do ta përmbushë këtë synim këtë vit. Shumë vende të tjera anëtare nuk e kanë arritur një qëllim të tillë,” tha Millatoviq.
Ai tha se NATO vazhdon të mbështesë Ukrainën.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj Ukrainës dhe në këtë mënyrë po e ngremë në një nivel më të lartë dialogun ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës. Gjithashtu pres një paketë gjithëpërfshirëse të mbështetjes në të cilën, natyrisht, do të marrë pjesë edhe Mali i Zi”, tha presidenti i Malit të Zi.
Siç tha ai, Samiti po mbahet në kohë sfiduese për sigurinë evropiane.
“Por NATO tregon unitet, besueshmëri dhe rëndësi,” shtoi Millatoviq.
I pyetur nëse Mali i Zi do të mbështeste anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Millatoviq u përgjigj se pret që në kuadër të këtij Samiti dialogu ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës të ngrihet në një nivel më të lartë duke formuar një këshill.
I pyetur nëse Mali i Zi do të mbështeste anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Millatoviq u përgjigj se pret që në kuadër të këtij Samiti dialogu ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës të ngrihet në një nivel më të lartë duke formuar një këshill.
“Në këtë mënyrë do t’i ofrojmë një perspektivë shtesë Ukrainës si një anëtare e ardhshme e NATO-s”, beson Millatoviq. Ai shtoi se në samit do të diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe se në këtë kontekst, Mali i Zi, si anëtar i plotë i Aleancës, ka rolin e promovimit shtesë të paqes dhe stabilitetit.