Dukagjini konfirmon zyrtarisht rinovimet, largimet dhe huazimet më të fundit

Përmes një komunikate për media, Dukagjini ka konfirmuar se ka bërë një sërë rinovimesh, largimesh dhe huazimesh.

Janë bërë mbi dhjetë rinovime kontratash, nëntë largime dhe dy huazime nga klubi i Klinës.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:

Njoftim zyrtar për media!

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për ndryshimet rreth klubit të Dukagjinit, vazhdimet e kontratave të boshtit kryesor ne skuadër, huazimin e dy futbollistëve dhe largimet që janë bërë në klubin tonë.

Kontratën e kanë vazhduar këta futbollistë: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze. Ndërsa nga akademia e klubit është bashkuar Vlerson Berisha.

Ndërsa largimet me marrëveshje të dyanshme, që njëkohësisht i falënderojmë për bashkëpunimin, janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, për arsye familjare.

Gjithashtu janë huazuar dy futbollistët e rinj: Art Zenunaj dhe Abedin Merlaku.

Ndërkohë, rreth përforcimeve të reja do të njoftoheni shumë shpejt. /Telegrafi/

SHARE