Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, është takuar me një delegacion të Komitetit për Çështjet Evropiane të parlamentit italian, ku është theksuar mbështetja e fortë e Italisë për procesin e integrimit evropian të vendit.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se Mandiq ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Mali i Zi merr nga kolegët në parlamentin italian, veçanërisht në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai ka përmendur gjithashtu bashkëpunimin e mirë me institucionet italiane dhe lidhjet historike, kulturore e miqësore mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, kreu i delegacionit dhe presidenti i Komitetit për Çështjet Evropiane të parlamentit italian, Alessandro Giglio Vigna, ka deklaruar se në Itali dhe në Evropë po shihen qartë rezultatet e arritura nga Kuvendi i Malit të Zi.
Sipas tij, Italia beson se Mali i Zi është “kandidati i parë i radhës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, duke theksuar se kjo është një qëndrim i përbashkët i përfaqësuesve italianë pavarësisht përkatësisë politike.









