Ministri i Ministrisë së Arsimit në Mal të Zi, Miomir Vujinoviq, minstri i Ministrisë së Sportit dhe të rinjëve në Mal të Zi, Vasilije Llallosheviq si dhe ministri i Ministrisë së Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, vizituan sot komunën e Tuzit. Së pari, ministrat zhvilluan takim me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetarin e komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj dhe kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj.
Delegacioni i lartëpërmendur ka vizituar gjimnazin „25 Maj“ në Tuz ku njëkohësisht kanë biseduar me drejtorin e shkollës, Lindon Gjelaj, mbi rregullimin e poligonit të shkollës.
Ministrat po ashtu i bën vizitë stadiumit të KF Deçiq si dhe vizituan shkollën fillore „Bashkimi“ – Skorraq ku u bë edhe pranim dorëzimi i donacionit – fugonit për nevoja të shkollës në Skorraq. Materialin e plotë do të keni mundësi ta shikoni nesër mbrëma në Rubrikën „Aktuale“.