PROJEKTLIGJI I REGJISTRIMIT DORËZOHET NË PARLAMENT

Qeveria e Malit të Zi ka dorëzuar sot në Kuvend Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave, të cilin e ka përcaktuar në seancën e 2 qershorit. Për përfaqësuesit e Qeverisë që do të marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe trupave të tij punues gjatë shqyrtimit të projektligjit u emërua ministri i financave Aleksandar Damjanoviq dhe sekretari shtetëror në atë departament, Millosh Medenica.Regjistrimi përfshin shtetasit malazezë që kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi, pavarësisht nëse janë të pranishëm në vendbanimin ose përkohësisht në një vend tjetër në Mal të Zi ose në një vend tjetër dhe të huajt të cilëve u është dhënë qëndrimi i përhershëm ose i përkohshëm.

SHARE