SPAJIQ: QEVERIA MBËSHTET RRITJEN E PAGAVE PËR TË GJITHË PUNËTORËT NË VEND

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka deklaruar se Qeveria mbështet rritjen e pagave për të gjithë punëtorët në vend.

Ai tha se nuk do të ketë dallime mes sektorit publik dhe atij privat dhe se gjatë mandatit të kësaj qeverie nuk do të trajtohen ndryshe punëtorët sipas sektorit ku punojnë.

Sipas tij, qëllimi është që të gjithë të kenë përfitime të barabarta në rritjen e pagave.

Spajiq theksoi se kur sindikatat dhe punëdhënësit të arrijnë një marrëveshje që është në interes të punëtorëve dhe shtetit, qeveria do ta pranojë atë zgjidhje.

Deklarata e tij vjen në kuadër të negociatave për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila është shumë e rëndësishme për rreth 100 mijë punëtorë që nuk mbulohen nga marrëveshjet sektoriale. Kjo marrëveshje ka skaduar dhe bisedimet për një marrëveshje të re kanë dështuar, duke çuar edhe në protesta të sindikatave para Qeverisë.

SHARE