QEVERIA DO TË NDIHMOJË MEDIAT E SHKRUARA QË TË MOS MBYLLEN

Qeveria e Malit të Zi miratoi një vendim për të ndihmuar median e shkruar. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se me progresin në listën e Reporterëve pa Kufij është shkatërruar e gjithë fushata për kufizimin e të drejtave të kujtdo në çfarëdo mënyre.

“Përkundrazi, zhvendosja më e madhe në shkallë, më e madhja që ka shënuar ndonjë vend, flet për faktin se ne kemi krijuar një mjedis që është i drejtë, i lirë dhe pluralist”, tha Abazoviq.

Ai ka theksuar se kjo mënyrë tregon dëshirën e Qeverisë që media e shkruar të mos zhduket.

“Kjo është ndihmë që media të mos mbyllet. Kjo është mënyra jonë për t’i mbrojtur ata”, thotë kryeministri.

Qeveria miratoi gjithashtu propozimin që 70 për qind e mjeteve nga shpërndarja e fitimeve të Monteput për vitet 2021 dhe 2022 të derdhen në buxhet dhe një pjesë të përdoret për përgatitjen e projektit kryesor të seksionit të autostradës Tivar-Bolare nga Matesheva në Andrijevicë dhe për përgatitjen e dokumentacionit për rrugën Adriatiko-Jonian dhe pjesë të tjera.

Siç u njoftua në seancë, 145,000 EUR do të ndahen për ndihmë për spitalet në Nikshiq, Plevle dhe disa klube sportive.

SHARE