GJUROVIQ: KONFERENCA “LIDHJA E DESTINACIONEVE TURISTIKE” ËSHTË NJË MARKË E RE MALAZEZE

Synimi i Malit të Zi është që turizmi të jetoj 365 ditë në vit dhe nga sot nis të jetojë marka e re malazeze, konferenca “Lidhja e destinacioneve turistike”.

Këtë e tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në mandatin teknik, Goran Gjuroviq, në hapjen e këtij takimi ndërkombëtar në Budva.

Gjuroviq tha se asnjë degë ekonomike nuk ka fuqinë për të lidhur njerëzit, vendet dhe zakonet si turizmi.

“Misioni ynë është të krijojmë zgjidhje për të gjitha sfidat dhe situatat e mundshme që lidhen me turizmin dhe të tilla janë të shumta. Më duhet të përmend Covid-in, me të cilin duket se kemi mësuar të jetojmë dhe për këtë arsye e kemi vënë nën kontroll. Ishte Covid ai që na mësoi se nuk ka fitues individualë në skenën e turizmit, se të gjithë jemi të varur nga njëri-tjetri dhe se çelësi i suksesit është shkëmbimi vetëmohues i njohurive dhe përvojave. Prandaj ne duhet t’i lidhim edhe më fort destinacionet tona, të bashkohemi, në mënyrë që turizmi global të jetë elastik, i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm ndaj kujtdo që merr pjesë në të në çfarëdo mënyre”, tha Gjuroviq.

SHARE