Në rast se disa nxënës sëmuren nga Covid 19, të tjerët nuk do të shkojnë në karantinë, por do të detyrohen të mbajnë maska, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Igor Galliq. Ai për TV Vijesti tha se ka një ndryshim në masën e shpallur së fundmi që, nëse njëri nga nxënësit është i infektuar me koronavirus, e gjithë klasa duhet të shkojë në karantinë ne shtëpi. “Epidemiologëve u lihet mundësia që të kenë lirinë për të interpretuar çdo rast në mënyrë të veçantë, duke pasur parasysh se në disa raste fëmijët shoqërohen më shumë me fëmijët e tjerë, kështu që rreziku për t’u sëmurë është më i lartë”, tha Galliq. Ai tha se mësimdhënësve u është dhënë një sugjerim që të mbajnë maska. I pyetur nëse orët mësimore në shkollë mund të zgjatet nga 30 në 45 minuta, Galliq tha se kjo nuk është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP-së. Ai mendon se është mjaft e pavolitshme të merret një vendim i tillë në fund të vitit shkollor.