PA PUNË 242 MAGJISTRA DHE 11 DOKTORA SHKENCE 

Në Mal të Zi,  pa punë janë 242 magjistra dhe 11 doktorë shkence, thuhet në raportin nga Enti për Punësim i Malit të Zi.

Ndihmës drejtori i Entit për Punësim, Goran Bubanja, tha për RTMZ, se në këtë moment gjinden pa punë 5.630 persona më shkollë të lartë. “Nga ata kemi 242 magjistra dhe 11 doktorë shkence”, ka thënë ai.

Bubanja sqaroi se më së shumti a punë me arsim të lartë janë në Podgoricë, Nikshiq Tivar dhe Biello Pole. “Në këto komuna rreth 3.40 të papunësuar, gjegjësisht rreth 60 përqind”, tha Bubanja.

Ai rikujton se në ditën e sotme në Mal të Zi, gjenden të evidentuar rreth 46.200, persona të pa punë, që siç sqaron Bubanja, janë 11.6 përqind më pakë, duke u bazuar sipas të njëjtës ditë nga viti i kaluar.

“Pjesëmarrja e grave të pa punë në përgjithësi gjenden rreth 58 përqind dhe në të njëjtën kohë, vitin e kaluar ishte 52 përqind”, ka thënë Bubanja.

SHARE