Nëse nuk flini mirë, truri juaj do të përballet me këto probleme

Një studim nga CDC zbuloi se sa më pak gjumë të mirë njerëzit të bëjnë, aq më shumë probleme kanë me trurin.

Të gjithë kemi përjetuar efektet anësore negative të gjumit të varfër gjatë natës. Nga një studim i botuar në revistën Science, qëndrimi zgjuar për 36 orë të plota, tregoi se proteinat të quajtura ‘tau’, në tru, rriteshin me 50%. Këto proteina janë normale për trurin, por sasia e tyre e lartë nuk është normale.

Ata rriten kur ju qëndroni pa gjumë, dhe lidhen me memorien duke shkaktuar probleme. Madje është provuar që mund të shkaktojnë Alzheimer.closevolume_off

Kjo nuk ka të bëjë me sa orë gjumë ju flini, por sa pa ndërprerje dhe i qetë është gjumi.

Kur të flini, mos mendoni dhe të mos u shqetësoni për asgjë, nëse doni një jetë të shëndetshme.

SHARE